AGK: Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

AGK: Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

RTKlive

Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash - si pjesë e programit “Journalists in Residence - Kosovo”.

Bëhet e ditur se gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

“Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence - Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër kolegë ukrainas.

Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor”, njofton AGK.

ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Lajme