Nesër hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës
BKT
MKRS
Kulturë

Nesër hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

RTKLive

Hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës me ekspozitën e përkohshme ``Burgu i Idealit`` do të bëhet nesër nga ora 17:00, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërtesa e ish-Burgut të Prishtinës e cila mban brenda vetes histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri, është shndërruar në muze i cili paraqet narrativën dhe rezistencën popullore të të burgosurve politik në të gjitha burgjet e Kosovës.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se nesër do të bëhet hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës, e në kuadër të ceremonisë hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit” e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”.


MË SHUME NGA Kulturë