16:34 / 12.07.2022
Sonte në "RTK PRIME" zhvillimet në Mal të Zi
RTKlive
Në emisionin qendror të debatit në RTK, sonte do të diskutohet për zhvillimet në Mal të Zi si dhe rolin e Kishës Ortodokse serbe në Ballkan.
Në panelin e gazetarit Bashkim Vishaj, për të diskutuar për këtë temë të ftuar janë: Fatmir Gjekaj, ministër në qeverinë e Malit të Zi, historiani Durim Abdullahu, profesorët Nexhmedin Spahiu e Agim Zogaj, si dhe analisti nga Mali i Zi, Kristijan Dukaj.
Emisioni “RTK PRIME”, transmetohet nga e marta në të enjten dhe fillon në orën 20:20 minuta në RTK1.























