“Eurovision Song Contest” do të mbahet dhe në Amerikën Latine
Kulturë

“Eurovision Song Contest” do të mbahet dhe në Amerikën Latine

Eurovision po zgjerohet. Pas “American Song Contest”, edicioni i parë i të cilit u mbajt në fillim të këtij viti dhe “Eurovision Canada”, festivali do të zgjerohet dhe në Amerikën Latine. Lajmi është bërë me dije nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Në një deklaratë për shtyp, EBU tha se një numër i madh njerëzish në Argjentinë, Brazil, Kili dhe Meksikë ndoqën transmetimin live në YouTube të Eurovision Song Contest 2022, duke treguar kështu interesimin e madh për festivalin evropian.

 

Producentët do të vendosin për qytetin ku do të mbahet “Eurovision Song Contest Latin America”. Festivali do të prodhohet nga Christer Björkman i Voxovation, Anders Lenhoff, Ola Melzig, Peter Settman dhe Greg Lipstone, producentët e American Song Contest dhe Eurovision Song Contest Kanada.

Eurovizion 2022 gjeneroi më shumë se 75 milionë shikues në YouTube në 232 territore në mbarë botën, me vendet e Amerikës Latine ndër tregjet me performancën më të mirë për vendet jo-pjesëmarrëse. Midis këtyre vendeve, Argjentina, Brazili, Kili dhe Meksika shfaqen interesim më të ma


APR
Romay Lift