Video-Ministri Aliu:Hekurudha Kosovë-Shqipëri, projekt madhor
BKT
Lajme

Video-Ministri Aliu:Hekurudha Kosovë-Shqipëri, projekt madhor

Muharrem Miftari/RTKlive

Përveç tjerash, ministri Aliu foli edhe për projektet madhore dhe investimet kapitale, por edhe për trajtimin e mbeturinave, etj.

Ministri Aliu foli për projekte madhore që ngërthejnë investime kapitale, sikundër është ajo e hekurudhës që lidh Kosovën me Durrësin, ku në këtë kuadër foli edhe për përfitimet ekonomike që do t’i ketë Kosova përmes krijimit të “Portit të Thatë”, prej nga mallrat do të mund të shpërndahen në të gjithë rajonin.

“Po përpiqemi të bëjmë  këtë projekt më shpejt, të ngutemi paksa, se edhe të dy autostradat i kemi bërë vet, edhe pse na bie barrë ë rëndë”, tha mes tjerash ministri Aliu.

Ai foli për impaktin ekonomik që do të mundësonte zhvillim më të mirë të vendit.

Tutje, ministri theksoi se edhe nga pala e qeverisë shqiptare janë serioz në këtë aspekt.

Ministri përmendi edhe faktorin kohë për afatin e ndërtimit të hekurudhës dhe objekteve tjera shoqëruese, që, sipas tij, kjo mund të arrihet të realizohet brenda 5 vjetëve.

Pos tjerash ministri Aliu foli edhe për ambientin, trajtimit të mbeturinave, që, sipas tij, është prioritare dhe projekt tejet serioz, që kërkon trajtim të duhur, duke theksuar se është krijuar plani strategjik i trajtimit të mbeturinave.

Veç tjerash, ministri Aliu përmendi një sërë projektesh që janë të angazhuar edhe ministritë të tjera, mes tyre edhe Ministria e Shëndetësisë, etj, gjithnjë sipas kritereve të BE-së.

Ministri kritikoi gjendjen e tanishme të mbeturinave, veçmas në riciklimin etj., duke shtuar më tej se po punohet në riciklimin e tyre duke sqaruar në aspektin e përfitimeve ekonomike.

(E plotësuar)Ministri Aliu:Reciprociteti është thelbi dialogut

Në RTK PRIME, ministri Aliu, veç tjerash, foli edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë, për  reciprocitetin e lëvizjen e lirë, si dhe për korrupsionin.

E lidhur me reciprocitetin me targat, për dokumente udhëtimi, ministri Aliu tha se nga e kaluara raporti me Serbinë ka ndryshuar .

Sipas tij, ka një progres, duke përmendur faktin e një rezolute të miratuar nga BE, ku thuhet se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë më njohje reciproke.

“Njohjen e ndërsjellë e kemi futur këtë si qendër të dialogut, që është një hap tejet i rëndësishëm”, tha ministri Aliu.

Ai përmendi se njohja reciproke është thelbi i dialogut.

Takime mes kryeministrit Kurti me Lajçak, për një përpjekje për marrëveshje ka dhe do të ketë, por nuk mund të them a do të ketë, sepse është një çështje që nuk jam marrë thellësisht”, sqaroi ministri Aliu.

 Lidhur me lëvizjen e lirë, për targat, tiketat, etj., ministri Aliu foli edhe për “Kartonin e Gjelbër, që, siç u shpreh ai, Kosova është afër të anëtarësohet

 Tutje, ministri Aliu foli edhe për korrupsionin që po përmendet në Ministrinë që udhëheq ai, ku, sipas tij, akuzat, që po i bëjnë ndaj tij dhe të tjerëve, janë të pabaza, ndonëse përmendet raporti i auditimit, ai shtoi se këtë auditim e kemi nisur ne.

 “Kemi iniciuar vetë auditimin e brendshëm si dhe komisionet tjera për të trajtuar këtë çështje”, shtoi ministri Aliu.

Ndërsa lidhur me një inçizim ku përmendet emri i tij e që ndërlidhet me korrupsionin, ai shtoi se ky është i motivuar politikisht, duke sqaruar se nëse ka ndonjë fakt atëherë le të merret prokuroria me këto çështje.

(E plotësuar)Ministri Aliu: Europa Nostra dëmtoi imazhin e Kosovës

Në emisionin "RTK Prime", në RTK, është i ftuar ministri i  Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili flet për zhvillimet në këto dy ministri që i përfaqëson, por edhe për Qeverinë Kurti II.

Në fillim ministri Aliu foli për çështjen e Manastirit të Deçanit, për çfarë kishin ardhur përfaqësuesit Evropa Nostra, të cilët ishin takuar me ministrin Aliu dhe me ministrin Çeku, sipas të cilëve ky manastir cilësohej si i rrezikuar.

Ministri Aliu lidhur me këtë vizitë tha se takimi ishte i mirëseardhur për shkak se Manastiri i Deçanit ishte shpallur si një nga 7 monumente të rrezikuara, vendim që është publikuar asokohe në vitin që shkoi nga Evropa Nostra, sipas të cilit Manastiri rrezikohet nga elementët ekstremistë që lidhet me radikalizmin fetarë që përmendet organizata ISIS.

“Ky ka qenë dëmtim i jashtëzakonshëm i imazhit të Republikës së Kosovës, ndonëse nuk kishte asnjë bazë, asnjë fakt të vetëm, nuk di as prej nga e kanë marrë a si ka buruar kjo e dhënë, pa kontaktuar as organet e sigurisë në Kosovë, qoftë Policinë ë Kosovës, qoftë KFOR-in, qoftë institucionet që merren me trashëgiminë kulturore. Thjeshtë kanë publikuar një shpallje të tillë për Manastirin e Deçanit, që ka dëmtuar shumë imazhin e Republikës së Kosovës”, tha ministri Aliu.

Lidhur me këtë çështje, ministri Aliu sqaroi se edhe Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sporteve ka reaguar përmes letrave dërguar atyre që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Veç kësaj kanë insistuar të kenë takime, por deri më tani jo.

“Ne ua shprehëm shqetësimin tonë, faktin që është dëmtuar imazhi i Republikës së Kosovës, ndërkohë që ata thanë që ende nuk ka raport të plotë për këtë çështje”,shtoi ministri Aliu.

Tutje ai theksoi se nuk mund t’i lihet objekti i trashëgimisë kulturore në dorë të një kleri fetar, sikundër ka ndodhur në Patrikanën e Pejës, që kleri fetar ka dëmtuar objektin e trashëgimisë kulturore, sepse është objekt kulturor me vlerë botërore, që duhet trajtuar profesionalisht.

 


MË SHUME NGA Lajme