Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala
BKT
KPK
Lajme

Suspendohet kryeprokurori i Gjakovës, Ramiz Buzhala

RTKlive

KPK ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, në një takim urgjent të mbajtur sot.

Me kërkesë të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku,  u mblodh në një takim urgjent për të diskutuar lidhur me rastin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.

Gjatë këtij takimi, Këshilli Prokurorial ka themeluar panelin hetimor për zhvillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurorit Buzhala.

Gjithashtu, KPK ka marr vendim për suspendimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala.

Pas suspendimit të Kryeprokurori Buzhala, Këshilli Prokurorial ka marr vendim për caktimin e prokurorit, Enis Gashi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Drejtorit të  përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, pas anulimit të konkursit ka filluar procedurën disiplinore ndaj anëtarëve të komisionit përzgjedhës të shërbimit civil për zhvillimin e procedurës së rekrutimit, për pozitën Bashkëpunëtorë profesional për Prokuroritë Themelore në Gjakovë, Prizren dhe Pejë, thuhet në një  njoftikm nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, reagoi dje pas raportimit në Kallxo.com, se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, shpërndau pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesionalë.

Lidhur me këtë, ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

Për dyshimet ndaj kryprokurorit Buzhala, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Haxhiu ka kërkuar nisjen e hetimeve dhe suspendimin e tij.

 Përndryshe, Ramiz Buzhala në mars të vitit të kaluar kishte aplikuar për të parin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë


MË SHUME NGA Lajme