Hapet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit - Anibar
Foto: MKRS
Kulturë

Hapet edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit - Anibar

Emine Hoti/RTKlive

Me një ceremoni të organizuar në Kino “Liqeni”, sot në Pejë është hapur edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit - Anibar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Edhe këtë vit ata kanë kuruar një program të pasur artistik dhe aktivitete të shumta. Deri me datën 19 korrik do të prezantohen më shumë së 200 filma të animuar që trajtojnë tema të rëndësishme sociale dhe kulturore”, thuhet në postimin e MKRS-së.

Njoftohet se tema e festivalit është “Besëtytnitë” , ndërsa këtë edicion me karakter garues organizatorët e kanë ndarë në kategori të ndryshme.

Të pranishëm në hapjen e festivalit ishin edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, filmbërës e artdashës.


APR
Romay Lift