VIDEO-Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta në treg
Valjeta Shala/RTK
Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të jenë të larta në tregun tonë. Kjo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar e po ashtu edhe në krahasim me vendet e tjera perëndimore.
Çmimet e produkteve bazë, vazhdojnë të jenë të larta në Kosovë, po ashtu edhe në krahasim me shtetet e tjera. Kështu thonë mërgimtarët, të cilët u panë duke u furnizuar në disa shitore në vend, ku thonë së standardi në Kosovë është shumë i ulët në krahasim me çmimet në vend.
"Për ne është mirë, por për këta që jetojnë këtu është problem. Nuk ka rroga. 200 euro rroga a 200 euro qe shporta”, thotë bashkatdhetari nga Gjermania.
“Çmimet janë pak të shtrenjta. E mbusha shportën - kushtoi 252 euro. Për qytetarët e Kosovës është shtrenjtë”, tha bashkatdhetar nga Amerika.
Kurse Selatin Kaçaniku, aktivist i të drejtave të konsumatorit, thotë se nuk po ndërmerret asnjë veprim për këtë situatë.
“Do të duhej të merret qeveria për këto artikujt ushqimor. Madje edhe Ministria e Bujqësisë duke bërë zëvendësimin e produkteve të importit me ato vendore që ta ulë çmimin”, tha -aktivist i të drejtave të konsumatorit, Selatin Kaçaniku.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimi i një lloji të vajit në Kosovë gjatë muajit qershor 2021 ishte 2.80 euro, kurse në muajin e njëjtë të vitit paraprak ishte 1.56.
Çmimi për 1 kg miell për qershor 2022 - 79 centë, kurse në qershor 2021- 52 centë. Çmimi i një kilogrami të mishit të pulës për muajin paraprak ishte 3.78, kurse për qershor 2021-2.64.
Ndërsa çmimi për 30 copë vezë në qershor të këtij viti ishte 2.78 euro, kurse qershor 2021 ishte 1.92.
Ndërsa një litër qumësht kushtoi 1.09 euro dhe në qershor 2021 ishte 91 centë.























