22:16 / 14.07.2022
Gjilan, ekspozita e artit pamor u mirëprit nga artdashësit
Asdren Agushi/RTK
Hapësira e re e tregut të gjelbër në Gjilan ishte destinacioni i krijuesve të artit pamor nën organizimin e Organizatës së pavarur kulturore “Varg e Vi” të cilët ekspozuan punimet e tyre.
Në këtë pavion, ekspozitë të përbashkët pjesëmarrës ishin 18 artistë nga vende të ndryshme.
Ekspozita u mirëprit edhe nga artdashësit.
Ekspozita “Pavijon” ka qenë njëditore, zgjati 7 orë dhe atë e vizituan rreth 900 artdashës.