Kuvendi mblidhet të enjten për dy seanca
N. Mekolli /RTKlive.com
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së kryesisë tha se seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik.
Mimoza Kusari- Lila njoftoi se seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik. në rend dite janë në shqyrtim të dytë projektligji për ushqimet ai agjencisë për vitin 2021, shqyrtimi vendimit të qeverisë për hartimin e planit hapësinorë.
Sipas shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në rend dite do të jetë edhe mocioni përmbajtësor i propozuar nga LVV për rezolutën për masat qe do t’i ndërmarrë Qeveria për ballafaqim me rritjen e çmimeve.
Kusari- Lila tha gjithashtu se ka një dakordim në parim të grupeve parlamentare për mbështetje të mocionit procedural për shqyrtimin e Projektligjit për Marrëveshjen e bashkëpunimin për studimin e fizibilitetit të projekt idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, bëri të ditur se në seancën e ardhshme do të propozojnë një rezolutë për mosliberalizim të vizave.
“Ne si grup parlamentar kemi kërkuar një debat në Kuvend, që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe padrejtësinë që u behët qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Do ta prezantojmë një rezolutë, për mosliberalizim të vizave”, tha ai pos tjerash.























