21:05 / 15.07.2022
Bislimi takon Selimin dhe Krasniqin në Hagë
Emine Hoti/RTKlive
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka vizituar në Hagë ish-udhëheqësit e UÇK-së, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Bislimi Ka thënë se e ka gjetur Selimin të disponuar dhe me besim të plotë në drejtësi.
“Sot vizitova në Hagë mikun tim Rexhep Selimin. Si gjithnjë i disponuar dhe me besim të plotë e në drejtësi. Edhe pse larg Kosovës, nuk i kishte ikur as edhe një detaj i vetëm nga zhvillimet politike në vend. Gjithashtu pashë edhe bacën Jakup që po mbahej jashtëzakonisht mirë. Tri orë ikën si 30 minuta”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bislimi.























