VIDEO- Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë
Fazli Veliu/RTK
15 korriku është një nga datat kur edhe bashkatdhetarët ia mësyjnë vendlindjes së tyre, Kosovës për t`i kaluar pushimet.
Ekipet e RTK-së, janë në dy pikat kufitare atë të Merdarit dhe tek Dheu i Bardhë, për të na informuar lidhur me pritjet e mundshme që janë në këto dy pikëkalime kufitare.
Sikundër bëhet e ditur nga ata, nga vendi i ngjarjes, bashkatdhetarët tanë nuk po presin më shumë se 20 minuta në pikën kufitare në Merdare.
Po sipas gazetarit të RTK-së, Fazli Veliu, edhe në dalje të pikës kufitare Kosovë-Serbi, në Merdare, nuk ka pritje të qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit.
Sikundër bëri të ditur ai, në këtë pikë kufitare po zbatohet në përpikëri marrëveshja për integrimin e kufirit mes të dyja vendeve, që lehtëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.























