12:31 / 16.07.2022
Tahiri: 80 mijë zyrtarë publikë janë në peng nga kjo Qeveri
Valjeta Shala/RTK
Në konferencën për media që është mbajtur sot, Tahiri ka thënë se ky Projektligj për tri herë radhazi i kalon afatet e përcaktuara në agjenden legjislative të kësaj Qeverie.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur dy qëndrime lidhur me ekonominë dhe migrimin. Ata gjatë javës së ardhme kanë kërkuar dy interpelanca në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se e para do të jetë për Ligjin e Pagave për sektorin publik.
"Po ashtu preokupim i yni është edhe gjendja me kolapsin në ekonomi ku kjo qeveri duhet të marrë vendime dhe veprime" ka thënë Shefi i deputetëve të AAK-së Besnik Tahiri.
























