EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh
BKT
Lajme

EULEX reagon ndaj ish-prokurores Bamieh

RTK

Zyra e EULEX-it ka reaguar ndaj ish-prokurores së po këtij misioni, Maria Bamieh, e cila sot në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, hodhi akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve të misionit.

Në reagimin e tyre thuhet se ish-prokurorja Bemieh ka përsëritur akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.

Bamieh, sipas tyre, nuk ka prezantuar as edhe një provë të re. “Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Tutje, thuhet se rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë më 2018.

“Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot”.

“Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu:
https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf. Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë”, thuhet mes tjerash.

Maria Bamieh, ish-prokurore e misionit të EULEX-it, ka folur sot për dyshimet për korrupsion që ka sinjalizuar në këtë mision, për çka i ishte shkëputur edhe kontrata. Ajo tregoi se si kishte zbuluar dyshimet për korrupsionin në rastin e Ilir Tolajt, ish-ministër i Shëndetësisë dhe si kishte mësuar nga përgjimet se gjyqtari i EULEX-it, Francesco Florit, takohej me ndërmjetësuesit e Tolajt, kur ky gjendej në burg, për ta zhdukur rastin në këmbim të një pagese.

Ish-prokurorja e EULEX-it Bamieh ftohet nga Prokuroria e Prishtinës

RTK

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, në konferencën për media në Prishtinë, ka folur lidhur me sinjalizimin e aferave të dyshuara korruptive në misionin më të madh të jashtëm të Bashkimit Evropian, EULEX, vetëm disa ditë pasi fitoi rastin gjyqësor.

 

Bamieh përmes  një postimi në Facebookut ka thënë se ka marrë një ftesë nga një zyrtar policor nën dyshimet se ka kryer vepër pernale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve secrete.

Ish-prokurorja e misionit të EULEX-it, Maria Bamieh,ka treguar për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera.

Prokurorja Maria Bamieh, ka folur për përfshirje të zyrtarëve të EULEX-it në afera për mbylljen e rastin penal kundër Ilir Tolajt dhe në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça.


MË SHUME NGA Lajme