Video- Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë
Kulturë

Video- Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë

Ndërkohë në kryeqytet, për 100 ditë me radhë do të ketë vizitorë nga mbarë bota të cilët do të vijnë në Bienalen Nomade Evropiane e cila këtë vit organizohet në Prishtinë nga 22 korrik deri më 30 tetor.

Ka mbetur shumë pak ditë para hapjes zyrtare të Manifesta 14 Prishtina, e cila do të mbahet për herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Prej 22 korrikut deri më 30 tetor të këtij viti Bienalja Nomade Evropiane vjen në Prishtinë me një program artistik 100 ditor me performanca, evente dhe punëtori.

102 pjesëmarrësit e këtij edicioni, 38 përlind e të cilëve janë nga Kosova, do të paraqesin veprat e tyre në plot 25 hapësira të ndryshme në Prishtinë. Nga komuna e Prishtinës thonë se tanimë gjithcka është gati.

Ndërhyrjet artistike gjatë manifestes do të mbahen në hapësira të ndryshme të Prishtinës. Por disa prej tyre do ti mbeten Prishtinës edhe pas përfundimit të bienales nomade evropiane.

Manifesta do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor. Prezenca e artistëve nga jashtë, prezenca e një numri të madh të gazetarëve në mediat më prestigjioze është cilësuar nga institucionet si një imazh shumë i mirë, dhe një pasqyrim shumë i mirë i një realiteti shumë të saktë të Kosovës

 

 


MË SHUME NGA Kulturë