U hap edicioni i 12’të i festivalit Green Fest
Foto/Green Fest
Kulturë

U hap edicioni i 12’të i festivalit Green Fest

Shqipe Gashi/RTKlive

Filloi festivali tradicional Green Fest në komunën e Mitrovicës, i vlerësuar si potencial për zhvillimin e jetës kulturore, turizmit si dhe rritjes së vetëdijes mbi çështjet mjedisore.

Në fjalimin hyrës të mbajtur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza, u vlerësua
lartë dhe u konfirmua mbështetja e mëtutjeshme për organizimin e festivalit tashmë tradicional
Green Fest në komunën e Mitrovicës.

Ndërkaq, drejtori i festivalit z. Lulzim Hoti, ritheksoi se tema e sivjetme “Tfillo” vije si thirrje
për të kryer punët me sa më përgjegjshmëri, si në nivelin lokal poashtu edhe atë nacional. 

Një fjalim rasti dhe mbajti edhe Znj.Valdete Idrizi, drejtore e DKRS-së e cila u zotua se ky festival
do vazhdoj të ketë mbështetjen institucionale edhe gjatë viteve në vijim.

Për të pranishmit dhe atmosferën festive e plot emocion u kujdes këngëtarja e mirënjohur Rona
Nishliu, nën tingujt e kitarës përcjellur nga Driton Bejta.

Tema e edicionit të sivjetmë të ”Green Fest” është motivuar nga Objektivat e Zhvillimit të
Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, “Prodhim dhe Konsumim i Përgjegjshëm (SDG12), që
njëherit vije si praktikë e vazhdueshme e në sinkronizim me numrin 12-të të edicionit, të
festivalit. 

Programi i “Green Fest XII” parasheh organizimin e aktiviteteve të larmishme si: fjalime, punëtori, aktivitete rekreative e gjithëpërfshirëse, shfaqje filmi, aksione mjedisore, si dhe dy
nete muzikore, njoftojnë organizatorët e festivalit. 


APR
Romay Lift