Plakiqi: FSSH në proces të barazimit me 48 institucione private
Venera Xhoxhaj/ RTK
Fondi për Sigurime Shëndetësore është në proces të barazimit me 48 institucione private shëndetësore. Fatmir Plakiqi, drejtor i këtij institucioni në raportimin para komisionit për shëndetësi tha se me 44 institucione private tashmë janë barazuar.
“Ne jemi duke i barazuar të gjitha transaksionet për pacientë prej vitit 2013. Ne kërkojmë raporte për secilin pacientë. Çdo cent i buxhetit do raportohet e pasqyrohet”, ka thënë Plakiqi. Ai është pyetur për shumë çështje të caktuara dhe ato të raportuara për keqmenaxhim në këtë institucion por vazhdimisht ka thënë të mos jetë kompetent pasi kështu është e përcakruar me akte nënligjore. Theksoi se të gjitha shpifjet do të adresohen në polici.
“Nuk kam dëshirë të prononcohem pasi doja që organet e hetuesisë të merren me këtë", tha ai.
Megjithatë ai ka pranuar të ketë nënshkruar për rastet urgjente e të cilat janë po aq sa rastet e rregullta kur kërkohet mbështetje nga ana e qytetarëve në këtë fond. Në këtë raportim u bë me dije të mos jenë barazuar spitalet turke ndërkohë është ndërprerë edhe marrëveshja për trajtimin e 100 pacientëve për trajtim falas në spitalet turke.























