Prishtina, shumë aktivitete kulturore edhe gjatë verës
Kulturë

Prishtina, shumë aktivitete kulturore edhe gjatë verës

Qëndresa Duraku /RTK

Kryeqyteti nuk do të jetë i heshtur në verë pavarësisht pushimeve verore. Prishtina për herë të parë organizon mbajtjen e Bienales Nomade Evropiane për 100 ditë sa edhe do të zgjasë Manifesta 14. Sunny Hill është festivali tjetër që do të mbahet në gusht, por nuk mbaron me kaq sigurisht që edhe Etno Festi është pjesë e aktiviteteve kulturore.

Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e Manifesta 14 Prishtina, e cila po mbahet për
herë të parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nga 22 korriku Bienalja Nomade Evropiane në
Prishtinë do të jetë e hapur, ku qytetarët do të kenë mundësinë t'i ndjekin për së afërmi veprat e
artistëve vendorë e ndërkombëtar. Koordinatori për medie në Bienalën Manifesta 14, Dardan Hoti,
tha se e veçanta e Manifestës, mes tjerësh, është lidhja e artistëve vendorë me ata ndërkombëtarë.

 "E veçanta është se po vjen për herë të parë në Ballkan, po vjen për herë të parë në Prishtinë. Na e dijmë që një periudh shumë të gjatë edhe vazhdojmë me qenë pa liberalizim të vizave dhe artistët tanë janë të kufizuar të marrin pjesë në lloje të ndryshme bienale. Kjo do të krijoj një lidhje mes artisëve vendor dhe të huaj, po edhe me bë thirrje për liri për pjesëmarrje të ndryshme të festivaleve", tha ai.

Ai shtoi se gjatë 100 ditëve sa edhe do të zgjasë Bienalja, do të ketë edhe një numër të shtuar të
vizitorëve nga e mbarë bota.

"Përvec mbi 200 gazetarëve që do të vijnë, po presim që krahasuar me edicionet e kaluara të
Manifestës të kemi mbi 50 deri në 100 mijë vizitor të cilët mund të përkthehet në përfitime
ekonomike dhe njohuri", shtoi ai.

Ndërkaq, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës bëjnë të ditur se përveç Manifestës, në kryeqytet pritet të mbahen edhe aktivitete tjera kulturore.

'Manifesta nuk do të jetë i vetmi aktivitet gjatë kësaj vere. Ne fund të muajit korrik është koncerti i
Ramë Lahajt, i cili mbahet në sheshin "Skënderbeu" Mandej është "Etno Festi" është një koncert që organizon komuna e Prishtinës për diasporën me 1 Gusht që mbahet në sheshin "Skënderbeu" dhe shumë aktivitete të tjera që mbështet dhe subvencionon Komuna e Prishtinës cdo vit", tha Yllka Syla, zyrtare për Kulturën në Komunën e Prishtinës.

Në Bienalen Nomade Evropaine do të jenë 103 pjesëmarrësit ku 38% prej tyre janë nga Kosova.
Në këtë edicion, artistët do t'i paraqesin veprat e tyre në 25 hapësira të ndryshme në Prishtinë.


APR
Romay Lift