Nesër edicioni i dytë i Festivalit Rame Lahaj International Opera Festival
Foto/RLIOF
Kulturë

Nesër edicioni i dytë i Festivalit Rame Lahaj International Opera Festival

Dafina Smajli/RTK

Fondacioni Rame Lahaj në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe një sërë institucionesh janë bërë bashkë për të sjellë në Kosovë dirigjentë, këngëtarë operistik e instrumentistë me përvojë ndërkombëtare.

Si urë lidhëse mes artistëve të rinjë do të jetë edhe punëtoria e masterclasseve që do të udhëhiqen nga profesionistët muzikor.

Një koncert dedikuar bilbilit të këngës shqipe Nexhmije Pagarusha pritet të mbahet me datën 26 korrik ku do të performojnë solokëngëtarët Arta Jashari –soprano Zana Abazi –soprano, Mirlinda Koci- soprano, Klodian Kaçani- tenor,Armand Likaj- baritone,Granit Musliu -tenor dhe Menan Bërveniku, pianist.

Kurse nata finale e festivalit  do të mbahet në sheshin “ Skënderbeu” me datën 31 korrik ,me mysafire speciale sopranon Angela Gheorghiu nën udhëheqjen e  dirigjentit Valerio Galli .

Përpos solokëngëtarëve ndërkombëtar pjesë e kësaj mbrëmje janë edhe Filhamonia e Kosovës, Kori i fëmijëve “ Okarina “ dhe këngatrja e talentuar “Erza Muqolli” .

Festivali mbahet nga datat  21-31 korrik dhe ka për qëllim promovimin dhe kultivimin e muzikës së mirëfilltë në vend .

 

 


APR
Romay Lift