Luksemburgu do të mbështes Kosovën me 35 milionë euro
BKT
Donika Sherifi/ RTK
Lajme

Luksemburgu do të mbështes Kosovën me 35 milionë euro

Donika Sherifi/ RTK

(E plotësuar, ora 10.25) Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot, ka nënshkruar dy marrëveshje ndërmjet dy vendeve: Marrëveshjen për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes.

Bislimi tha se me marrëveshjen dypalëshe po vendosim kornizën e përbashkët sa i përket bashkëpunimit për gjatë dekadës. “Janë projekte qe janë zgjedh për intervenim në Kosovë që janë përzgjedh nga Duka i Luksemburgut. Dua të theksoj se kemi pas një takim shumë të mirë e produktiv më 4 prill dhe një nga konkluzionet ishte përtëritja dhe thellimi i marrëveshjeve për prioritetet që ka qeveria. Fushat që do përkrahen nga Luksemburgu i kemi caktuar pas takimit ato përfshinë arsimin, shëndetësinë, rritja ekonomike e qëndrueshme, fusha e inovacionit, shoqëria civile etj. Shuma për këto tri vite është 35 milionë euro qe përben rritje të lartë. Disa nga fondet e planifikuara që u vonuan për shkak të pandemisë do të zbatohen në vijim, bëhet fjalë për marrëveshjet e mëparshme që i kemi pasur”, tha Bislimi, raporton RTK.

Kurse ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot, tha se për herë të parë po shikojnë përtej bashkëpunimit tradicional. “Sot në Prishtinë është një ditë e mrekullueshme me këtë partneritet mes Kosovës e dukatit të Luksemburgut. Për herë të parë po shikojnë përtej bashkëpunimit tradicional. Kjo marrëveshje që nënshkruam mbulon vitin 2023-2025 me një buxheti prej 35 milionë euro që është një rritje e konsiderueshme dhe kjo tregon përkushtimin që Luksemburgu tregon për Kosovën. Mbesim tek prioritet në arsim, aftësim profesional dhe ky program ka fokus ne TIK dhe tranzicion të gjelbër .Shkëmbimet e para janë zhvilluar nga të dyja palët si me vizitat tona këtu ashtu me delegacionin që ka vizituar Luksemburgun para disa kohesh. Bashkëpunimi do të bazohet në kërkesë dhe nevoja sidomos në tregun e gjelbër në rritjen e ekosistemit të bizneseve të reja dhe të mësoj nga Kosova për ketë fushë .Ndihma e Luksemburgut do të vazhdoj të mbështes shoqërinë civile të Kosovës, Caritasit ku përmes këtij programi Luksemburgu do të ndihmoj Kosovën”, tha ai.

Luksemburgu ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe prej atëherë kemi punuar shumë bashkë dhe e ka mbështetur Kosovën me 100 milionë euro.

Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajnë dy marrëveshje

A.Bela / RTKlive

Sot Kosova dhe Luksemburgu sot do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Çështje Humanitare, njëherit Ministër i Ekonomisë i Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Franz Fayot, do të nënshkruajë dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut: Marrëveshjen dypalëshe për Bashkëpunimin për Zhvillim dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Zbatimin e Marrëveshjes”, njouhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës, raporton RTKlive.

Pas nënshkrimit do të ketë konferencë të përbashkët për media.


MË SHUME NGA Lajme