Vapë, temperaturat deri në 35 gradë Celsius
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Vapë, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

RTKlive

Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vapë. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Indeksi UV ne vlerat ekstreme, prandaj këshillohet respektimi i IKSHP nga ora 10-16 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartim masat mbrojtëse.

Edhe ditët tjera parashihen të jenë me vapë prandaj kërkohet kujdes për gjitha moshat, sidomos shtresa e popullatës që kanë probleme me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.


MË SHUME NGA Lajme