Krasniqi takoi sekretarin e Malit të Zi për çështje evropiane
BKT
FOTO/ Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Lajme

Krasniqi takoi sekretarin e Malit të Zi për çështje evropiane

Afet BELA/ RTKlive

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë vizitës zyrtare në Podgoricë është pritur në takim nga Sekretari i Shtetit të Malit të Zi, Aleksandar Maskovic.

"Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e qeverisjes lokale duke u fokusuar në bashkëpunimin ndërkufitar në kuadër të fondeve IPA II, sukseset, sfidat dhe koordinimi në të ardhmen ne kuadër te IPA III. Ministri Krasniqi dhe Sekretari Maskovic kanë shprehur vullnetin e tyre të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional", njofton Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.


MË SHUME NGA Lajme