Osmani i uron shërim sa më të shpejtë Biden
BKT
Lajme

Osmani i uron shërim sa më të shpejtë Biden

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë homologut të saj amerikan Joe Biden, pasi ky i fundit u konfirmua se është prekur me koronavirus.

 

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës dërgon urimet e tij më të mira.

“I uroj shërim të shpejtë presidentit Biden. Populli i Kosovës dërgon urimet e tij më të mira”, shkruan Osmani.

Biden u konfirmua sot pozitiv me koronavirus dhe është vënë në izolim, por do të vazhdojë me kryerjen e plotë të detyrave, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. 


MË SHUME NGA Lajme