Veliaj nderohet me "Çelësin e Prishtinës" nga kryetari Rama
Arlinda Sejda/ RTK
(E plotësuar ora:18: 00) Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, me ç`rast e nderoi me "Çelësin e qytetit". Të dy kryetarët folën për shumë tema që bashkojnë Kosovën dhe Shqipërinë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u nderua nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me "Çelësin e Prishtinës".
Me një ceremoni në komunës e Prishtinës kryetari Rama tha se "Çelësi" do t'i bashkojë dy
kryeqytetet shqiptare.
"Jeni kryebashkiaku më i mirë në historinë e Tiranës, uroj që ky çelës të na bashkojë, si shokë, si kryeqytete", tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se ndihet i nderuar që po pranon "Çelësin e Qytetit" teksa u shpreh krenar për arritjet e Kosovës.
"Askush nuk kishte besuar që ajo do të bëhej e pavarur", shtoi ai.
Gjatë takimit, dy kryetarët kanë folur për shumë tema që lidhin dy vendet.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, do të nderohet nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me " Çelësin e Kryeqytetit".


























