Linja Gjakovë - Shkodër ishte përmendur në kohën e Austro-Hungarisë (Video)
BKT
Lajme

Linja Gjakovë - Shkodër ishte përmendur në kohën e Austro-Hungarisë (Video)

Visar Krasniqi/ RTK

Një rrugë e hershme hekurudhore kishte mbetur e papërfunduar. Bëhet fjalë për linjën Prishtinë-Durrës. Por, Kuvendi i Kosovës, ashtu qysh u pajtuan dy qeveritë në qershor, i dha dritën jeshile nisjes së studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për lidhjen e hekurudhave Kosovë-Shqipëri.

Përpos në Kosovë e Shqipëri, për këtë projekt është folur edhe në Bruksel e Uashington.

Ajo që deri tash ka shpjeguar ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, është se hekurudha
Gjakovë-Shkodër ka qenë 103 km e gjatë dhe mjaft e përshtatshme, sipas studimeve në kohën e
Austro-Hungarisë.

Rruga nga Kosova do të përshkruante linjën nga Prishtina në Gjakovë në drejtim të Shkodrës, e cila do të lidhte transportin e mallrave nga dy porte: të Tivarit e Durrësit.

Të dy qeveritë tashmë kanë ndarë afro dy milionë euro për të kryer projektin e fizibilitetit dhe
projekt-idesë së linjës hekurudhore me Shqipërinë.


MË SHUME NGA Lajme