Haxhiu nënshkruan Udhëzimin Administrativ për uljen e tarifave noteriale
BKT
Foto/ nga profili i Albulena Haxhiut në Facebook
Lajme

Haxhiu nënshkruan Udhëzimin Administrativ për uljen e tarifave noteriale

Afet BELA/ RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale.

"Lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas. Pamundësohet tarifimi i vërtetimit të dokumenteve që ruhen në dosjen e aktit noterial me çka ulen dukshëm shpenzimet e palës pranë noterit. Me këtë Udhëzim Administrativ caktohen tarifa të arsyeshme duke i mundësuar qytetarëve shpenzime të përballueshme për shërbimet noteriale", ka shkruar ajo në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme