Rama ia dorëzon Metës ‘Çelësin e Kryeqytetit’
BKT
Foto: Donika Sherifi
Lajme

Rama ia dorëzon Metës ‘Çelësin e Kryeqytetit’

Donika Sherifi / RTK

(E plotësuar) Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka dekoruar me ‘Çelësin e Kryeqytetit’, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Jam shumë i lumtur që ju kthye Prishtinës një profesionistë i niveleve më të larta ndërkombëtare dhe është një mesazh i mirë që të gjithë të rinjtë intelektualë tanë që formohen në shkollat më të mira të kthehen dhe të marrin përgjegjësi publike. Më ka impresionuar shumë vizioni juaj që kam dëgjuar në takimin tonë të parë. Mezi pres të shikoj sa më shumë rezultate të këtij vizioni, ndërkohë e di që nuk është e thjeshtë dhe e lehtë”, tha Meta gjatë takimit me kryetarin e Prishtinës.

E i pari i kryeqytetit, Përparim Rama e falënderoi presidentin shqiptar për kontributin e dhënë për Kosovën dhe e ftoi  të jetë pjesë e ngjarjeve të mëdha kulturore që po mbahen në Prishtinë, siç është Manifesta.

“Jeni të mirëseardhur në kryeqytet, e prej sot e tutje jo vetëm si vizitor mirëpo edhe si qytetar nderi i kryeqytetit. E keni çelësin e kryeqytetit tonë por edhe të zemrave tona kështu që shpresoj të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë edhe pas mandatit në postin presidencial. Kryeqyteti tani është edhe i juaji... Prishtina është në këto 100 ditët e ardhshme në kulmin botëror për art e kulturë kështu që mburremi me këtë”, theksoi Rama.

Meta po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, në përmbyllje të mandatit të tij pesëvjeçar.


MË SHUME NGA Lajme