Konjufca priti në takim deputetin Shaip Kamberi
Kimete Kasumi/ RTKlive
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja, Saranda Bogujevci, ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Sipas komunikatës së Kuvendit, deputeti Kamberi ka njoftuar Konjufcën në lidhje me situatën politike në Serbi dhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thuhet në njoftim.
Tutje, kryeparlamentari ka uruar deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe siç thuhet në komunikatë, ka ritheksuar gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës.
























