Kurti: Bienalja ndërkombëtare e bën krenar çdo kryeministër (Video)
Kulturë

Kurti: Bienalja ndërkombëtare e bën krenar çdo kryeministër (Video)

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të bienales evropiane të artit bashkëkohor “Manifesta 14”, që po mbahet në kryeqytetin e Prishtinës dhe e cila do të zgjasë 100 ditë.

Mes shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se sonte është shumë i lumtur që gjendet në mesin e tyre, në hapjen e kësaj ngjarjeje madhështore për Kosovën, duke shpresuar që t'ju japë atyre një mirëseardhje të madhe.

“Kur Prishtina u zgjodh si qyteti pritës, pas disa muajsh bashkëpunimi intensiv, u mahnita kur pashë se si Manifesta arriti të zbulojë pikërisht këtë frymë të popullit tonë. Prandaj jam plotësisht i bindur sot, se në 100 ditët në vijim përmes Manifestës do ta shohim Kosovën të shpaloset në formën e saj më të mirë dhe duke shkëlqyer. Jam i sigurt se në një mënyrë apo tjetër do t'ju pëlqejë shumë qyteti im, Prishtina. Prandaj, përgatituni të magjepseni’’, u shpreh kryeministri Kurti, thuhet në komunikatën për medie nga zyra e kryeministrit.

Ai tha me tej se Prishtina gjithmonë ka qenë një qytet vibrant dhe kreativ dhe se edhe në ditët më të vështira të saj e më të rrezikshme për shqiptarët, duke iu referuar viteve të '90-ta, gjithnonë ka pasur një jetë kulturore underground. 

Për kreun e Qeverisë, të kesh një bienale ndërkombëtare në një kryeqytet e bën çdo kryeministër krenar. Sipas tij, komuniteti kulturor i Kosovës përfiton duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.

100 ditët e Manifestës në Prishtinë, siç tha kryeministri Kurti, do të jenë frymë e freskët dhe pamje dhe vështrim i bukur për qytetarët e vendit tonë, derisa shtoi se kemi shumë për të mësuar nga kolegët tanë evropianë e po ashtu edhe Kosova ka shumë për të dhënë në këmbim.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti i ftoi të gjithë që tani, pas 14 vitesh pavarësi, ta shijojmë së bashku Manifestën 14.

Fjala e plotë në anglisht e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti 

Good evening to everyone.

Dear Madam President Vjosa Osmani Sadriu,

Dear President Meta,

Dear major of Prishtina, Përparim Rama

Dear artists and journalists,

Local and international nomads,  

Dear guests and hosts, friends and partners,

Four years ago, when I was signing a support letter for the official bid to host Manifesta, I was not sure what to expect. I was intrigued by the name “Manifesta” – the political movement I belong to started with a manifesto on self-determination. And, I was thrilled by the phrase “European nomadic”, being a critical admirer of both: the European Union and Gilles Deleuze. Later on, my readings about Manifestas around Europe made me ever more curious and longing. Finally, these days, especially tonight, I am hopeful and cheerful, yet with vivid traces of my previous feelings of intrigue and thrill, curiosity and desire.  

In my view, Manifesta is a town that wanders across Europe like a specter, like a ghost, until it embraces a European city, embodying itself in what it makes differently from that landing city. This year, the town of Manifesta is getting its 14th reincarnation in the city of Prishtina. Both of us are both happy and lucky. This embrace of Manifesta and Prishtina is almost an amor fati: a travelling European nomad stops to meet the unstoppable people of Kosova.    

Prishtina has always been a vibrant and creative city. Even on the worst of days — when being an Albanian was very risky — there was always a cultural life happening underground. Concerts and exhibitions mushroomed within cafeterias and restaurants, inside private homes and basements. Abandoned people to themselves did not leave any abandoned space for themselves.

During the 90s this was the only way one could experience art and culture in Kosova. I believe that it is precisely this cultural resilience that sparked a certain aesthetic that is embedded at the core of our society today. It is this resilience that makes Prishtina and Kosova special, I dare say, even unique.

When Prishtina was chosen as the host city — in the several months of intense cooperation — I was amazed to see how Manifesta managed to detect exactly this spirit of our people.  That is why I'm fully convinced today that in the following 100 days — through Manifesta — we will see Kosova unfolding at its best and shining along. I am sure, one way or another, my city, Prishtina, you will just love it. Therefore, be prepared to be charmed! It’s as inevitable as it is necessary. And again, you will manage to see it for what it is, for what it was, and most importantly, for what it can be.

For this reason, I am so glad to be here tonight with you, at the opening of this great event for Kosova, hoping to give you a great welcome!

Having an international bienniale in a capital city makes any Prime Minister proud. This one is no different. The cultural community of Kosova benefits by building new cooperation bridges. Our country appears on the international map of modern and contemporary art. The citizens of Kosova will have a chance to experience art while sensing and exploring, discussing artworks and acquainting artists.

Manifesta implies a certain disclosing, an opening of your eyes and ears to make you think and gain. Artistic interventions in public spaces strengthen the public dimension of those spaces, and sometimes even discover the spaces itself, rendering it public, publicly, putting it into the open. Yesterday morning, I was for the first time in my life, on the sixth floor of the Grand Hotel – on its terrace. I didn’t know that such a halfway through penthouse existed, and now I want to go back again, visit it once more. And from there I saw a couple of other such concrete porches in the middle of a tall building around, with people in them, having coffee and tea, looking at this newest place at their height with new people who didn’t know they’d be joining.    

For 100 days of Manifesta will govern in parallel with my government. But, there will be more artists than days – namely, 102 artists. More venues than hours of the day – 25 venues. And more countries than EU members – 30 countries.

For sure, these 100 days of Manifesta in Prishtina will be a breath of fresh air and a beautiful look and gaze for the citizens of our country. There will be exhibitions, new creative proposals for urban regeneration, pristine expressions and exchanges.

We have a lot to learn from our European colleagues. Likewise Kosova has also a lot to give in return.

Now, after 14 years of independence, let us enjoy Manifesta 14 together. Welcome to Prishtina! Welcome to Kosova! It is such an honour and so lovely to have you all here.

Thank you very much.

Osmani: Artistët tanë të rinj e bënë Kosovën referencë globale

Prishtina dhe Kosova pritet të jenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore të kulturës dhe artit, pasi sonte edhe zyrtarisht në kryeqytet është hapur Bienalja Manifesta 14.

Vlerësime të larta pati presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për “Manifestën”. Ajo tha se është kënaqësi e veçantë të jetë me komunitetin artistik të Republikës së Kosovës dhe të 30 shteteve pjesëmarrëse në “Manifestën” e sivjetme, e njohur si Bienalja Nomadike Evropiane.

“Imazhi i sotëm i Prishtinës i shkon më së shumti Prishtinës. Kur Prishtina pret njerëz nga e gjithë bota, atëherë e kemi mundësinë e artë për ta shfaqur më së miri shpirtin rinor të kryeqytetit tonë, edhe pranimin e kulturave dhe kombeve të ndryshme nga e gjithë bota. Për gjithsej 100 ditë të ‘Manifestës’ perëndesha jonë në fron do të shkëlqejë më shumë dhe do të kthehet në një pikë referimi kulturor ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, artistët tanë të rinj e bënë Kosovën referencë globale.

“Në këto 100 ditë, artistë, arkitektë dhe shumë profesionistë të tjerë do të bashkohen dhe do të shkëmbejnë ide dhe përvoja, ekspozita, evente, performanca dhe ndërhyrje në hapësira të ndryshme publike në Prishtinë. Është një fakt i njohur gjerësisht, se Kosova është vendi i rinisë. Prandaj është kënaqësi që artistët tanë të rinj e bënë Kosovën referencë globale për këtë ngjarje të madhe kulturore. Edicioni i 14-t i ‘Manifestës’ përkon me 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Kjo traditë është një festë e artit, po aq është edhe një dedikim për lirinë tonë. Është një përkushtim ndaj përpjekjeve tona të përditshme për të nxitur ndryshime pozitive, reforma kuptimplota dhe zhvillim të vazhdueshëm. Këto vlera promovon ‘Manifesta’. ‘Manifesta’ zgjodhi Prishtinën këtë vit. Ajo zgjodhi traditën e ndërthurur me modernitetin, e cila bashkërisht i shton ngjyrën, shpirtin dhe bukurinë kryeqytetit tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se gjatë 100 ditëve sa do të zgjasë “Manifesta” do të ketë mysafirë e medie të shumta që do të mësojnë dhe shkruajnë për Prishtinën.

“Ne tash e kemi Prishtinën në mediet botërore të artit e të kulturës si një vend nikoqir i Bienales ‘Manifesta 14’, e cila, përveç që ka sjellë artistë të ndryshëm botërorë të artit e të kulturës si një vend nikoqir, këtu e ka krijuar edhe një platformë fantastike për artistët e vendit. Një numër i madh i artistëve tanë është pjesë e ‘Manifestës 14’”, tha ai.

Ceremonia zyrtare e “Manifesta 14” vazhdoi me një performancë speciale nga Jungle by Night, si dhuratë nga qyteti i Amsterdamit si dhe me perfomancën nga Prishtina All Stars, një përzgjedhje e disa prej këngëtarëve dhe interpretuesve më të mirë të Prishtinës. Aty u kujtua edhe lufta brutale në Ukrainë, ku u tha se të gjithë duhet ta ngrehim zërin kundër kësaj lufte./kp

Çeku: ‘Manifesta’, ngjarja më e madhe kulturore në historinë tonë

( E plotësuar ora: 19: 55) Kryeqyteti i Kosovës këtë vit është shndërruar në festival të artit dhe të arkitekturës.

Bienalja Nomade “Manifesta 14”  Prishtina 2022 ka sjellë në Kosovë artistë me renome botërore nga vende të ndryshme. Atyre në ekip u janë bashkuar edhe artistë dhe arkitektë tanë vendorë, të cilët ka disa javë që kanë filluar ndërhyrjet në objekte të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë 100 ditëve të kësaj bienaleje këta artistë dhe arkitektë, së bashku me qytetarët dhe vizitorët, do të kenë mundësi të bashkëveprojnë me vepra artistike që paraqiten në “Manifesta”, i cili është festival i parë i tillë ndërkombëtar që organizohet në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrullah Çeku, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në gjatë hapjes së ceremonisë “Manifesta 14”, tha se Kosova jonë e vogël me zemër të madhe ka edhe kapacitet edhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të kaluarën tonë. Është ngjarja më e madhe kulturore që mbahet ndonjëherë në historinë e Kosovës. Është me rëndësi për të ardhmen tonë sepse është dëshmia më e mirë që Kosova jonë e vogël e me zemër të madhe ka edhe kapacitet, dëshirë dhe vullnet për të mirëpritur ngjarje të rëndësishme të artit”, tha ai.

Çeku shtoi se kryeqyteti ynë tashmë është në grup me qytete shumë të rëndësishme evropiane.

“Është shumë me rëndësi ta potencojmë faktin se para Prishtinës ‘Manifesta’ ishte në Marsejë (Francë) e pas Prishtinës shkon në Barcelonë. Pra, kryeqyteti ynë është në grup me qytete shumë të rëndësishme evropiane. Kjo i bie që nuk dallojmë fort nga këto qytete dhe as nga shtetet e tjera”, shtoi Çeku.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Nis Bienalja Nomade Manifesta 14

Sonte zyrtarisht nisi Bienalja Nomade Manifesta 14.

Një varg aktivitetesh po mbahen tash e disa ditë në kuadër të "Mannifesta Biennale”-s, por sonte u bë hapja e festivalit në Pallatin e Rinisë me fillim nga ora 19:00.

Në një lidhje direkte gazetarja e RTK-së, Lumira Kelmendi, njoftoi se Manifestën e hapi Astriti Ismajli me performancën artistike. Gjithashtu, Kelmendi njoftoi se nga ora 20:00 do të jenë të pranishëm krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë.

 

 


APR
Romay Lift