Lirohet nafta, këto janë çmimet e derivateve për 24 orë
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Lirohet nafta, këto janë çmimet e derivateve për 24 orë

RTKlive

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, ka publikuar çmimet e produkteve të naftës të cilat vlejnë për 24 orë.

Çmimi maksimal i lejuar për produktet dizel është 1.69 euro për litër.

Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.53 euro për litër dhe për produktin gaz është 0.78 euro për litër.

Sipas njoftimit, këto çmime vlejnë 24 orë, konkretisht deri nesër në orën 10:00.

 

 


MË SHUME NGA Lajme