Edhe këtë vit tek Ura e Fshajt u organizuan garat tradicionale të kërcimit
BKT
Foto RTK
Lajme

Edhe këtë vit tek Ura e Fshajt u organizuan garat tradicionale të kërcimit

Islam Haxhiu/ RTK

Në komunën e Gjakovës janë organizuar garat tradicionale të kërcimit nga Ura e Fshajt.

Me moton Gjakova djep i kultures dhe traditës shqiptare ne këtë vend janë organizuar garat tradicionale te kërcimeve nga Ura e Fshejt, raporton RTK.

Drejtoresha për kulturë rini e sport Adea Roka ka hapur garat e sivjetme të cilat u organizuan në të gjitha disiplinat.

Vendin e parë në kërcimin në stilin e dallëndyeshës e zuri Shkëlzen Goçi ndërsa atë të dytin Nasip Krasniqi. Gara është organizuar nga Klubi i kercimeve "Kërcyesit e Urës, Federata e Notit dhe Kuvendi i komunës së Gjakovës

 


MË SHUME NGA Lajme