Kualifikohet në rrethin e tretë të CL, kjo është shuma që ka fituar Ballkan
BKT
Sport

Kualifikohet në rrethin e tretë të CL, kjo është shuma që ka fituar Ballkan

KP

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani, ka arritur të bëjë sot histori, ku e ka siguruar biletën drejt raundit të tretë kualifikues për në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Superligës së Kosovës e shkatërroi sot me shifrat 6:0 skuadrën e La Fioritas, ku rezultati i përgjithshëm është 10:0, pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë si mysafirë.

Tani, në raundin e tretë Ballkani do të takohet me fituesin e ndeshjes mes skuadrës së Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Po ashtu, tani është mësuar edhe shifra që skuadra e Ballkanit e ka siguruar deri tani në garat evropiane, ku suharekasit kanë përfituar plot 350,000 euro nga kualifikimi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.