23:39 / 26.07.2022
Super-Rrahmani: Do ta mbajë mend gjatë terë jetës këtë ndeshje
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Albion Rrahmani sonte ka pasur një super-natë në ndeshjen Ballkani-La Fiorita.
Rrahmani ka realizuar hat-trick në fitoren e Ballkanit prej 6-0 kundër skuadrës nga San Marino.
Ish-sulmuesi i Malishevës, bëhet lojtari i parë kosovar që shënon hat-trcik në garat kualifikuese evropiane.
Rrahmani në deklaratën e tij pas lojës, tha së ndihet i lumtur që ka shënuar tregolësh.
“Unë do ta mbajë mend gjatë terë jetës këtë ndeshje. Këto gola më japin shumë më shumë motiv për të vazhduar”, tha ai.
Ai shpreson se do të vazhdojë me gola edhe në sfidat e radhës.























