Drenasi për 24 orë nuk ka pasur furnizim me ujë
Ahmet Maholli /RTK
Banorët janë ankuar, gjithashtu edhe komunarët e këta të fundit thonë se problemi me furnizim të ujit të pijes është i kamotshëm duke kritikuar ujësjellësin rajonal "Prishtina".
Nga kompania rajonale "Prishtina" thonë se ujë nuk ka pasur në Drenas për shkak të defekteve me energjinë elektrike në BIvolak, e që gjendja do të stabilizohet gjatë ditës.
Ka më shumë se 24 orë që komuna e Drenasit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Edhe Nazlije Xhemalaj, banuese në banesat kolektive ne Drenas e cila e ka të vështirë të sigurojë ujë të pijes.
Ajo është detyruar që me shishe të blejë ujë në dyqane dhe të shkojë për të mbushur ujë nëpër lagje të tjera që kanë puse. Ajo thotë se në këto temperature është vështirë, dhe se ushqimin nuk mund ta përgatisin e as të pastrojnë.
Edhe banorët tjerë që po përballen me këtë problem, thonë se po detyrohen të shkojnë nëpër fshatra për t?u furnizuar me ujë të pijshëm, dhe sipas tyre, reduktimet janë të shpeshta.























