“ U artësofshi ” ekspozitë në nderim të Bekim Lumit!
Rtklive
Kulturë

“ U artësofshi ” ekspozitë në nderim të Bekim Lumit!

RTKLive

Në 4 vjetorin e shkuarjes në amshim, regjisori Bekim Lumi, do të kujtohet dhe do të nderohet nëpërmjet Ekspozitës “ U artësofshi”!

Këshilli organizativ njofton se fotografi të shumta si dëshmi  të një procesi të gjatë të artësimit, që ka lënë trashëgim Bekimi, do të sjellin si rrallë herë portretin e tij prej artisti, pedagogu dhe njeriu.

E përgatitur nën kujdesin e kuratorit Mentor Berisha dhe ndihmës kuratorit Afrim Muçaj, ekspozita do të hapet të shtunën, më 30 korrik,në Prishtinë , në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, në ora 20.00.

 “Ejani dhe hyni në labirintet e laboratorit krijues bekimian për të rikthyer shijet e shfaqjeve të tij dhe për të parë fotografi që për herë të parë bëhen publike nga procesi i tij krijues!”, thuhet në njoftim.

Ky përvjetor i radhës  shënohet në kuadër të Kalendarit vjetor  kulturor dhe mbështetet  nga  Ministria e kulturës, rinisë dhe sporteve, Qendra Multimedia, Muzeu i Kosovës dhe Teatri Kombëtar i Kosovës.

Këshilli organizativ i falënderon të gjithë për angazhimin e tyre si dhe të gjithë ata që do të bashkëngjiten në këtë të shtune, në nderim të Bekim Lumit!


MË SHUME NGA Kulturë