Rama: `Kino Rinia` i rikthehet në menaxhim Komunës së Prishtinës
Shqipe Gashi/RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ku ka njoftuar se objekti i Kino Rinisë do ti kthehet në menaxhim Komunës së Prishtinës.
Ai deklaroi se objekti i KINO RINIA, i rikthehet në menaxhim kryeqytetit dhe këtë pas shumë vitesh.
"Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë", deklaroi Rama.
Sipas tij, krejt kjo pasi ka vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP.
"E falenderoj shumë Drejtoren e Pronës, Doruntinë Maloku dhe gjithë stafin për përkushtimin disa mujor për kthimin e KINO RINISË në menaxhimin tonë", dekalroi kryetari i Prishtinës.
"Javën tjetër menjëherë do të nisim me planin e rigjenerimit të një prej ikonave të kryeqytetit".