Bien investimet kapitale -Video
BKT
Lajme

Bien investimet kapitale -Video

Faton Salihu/RTK

Përtej krizës energjetike, Kosova në 6-mujorin e parë të këtij viti ka pasur edhe realizimin më të ulët të investimeve kapitale në 10 vitet e fundit.

Kështu thotë një studim i bërë nga Instituti GAP, duke theksuar se rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtëmujorin e
parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave, derisa në vitin 2002 shpenzimet buxhetore për investime kapitale nga niveli qendror kishin shkuar 40 për qind, dhe ato nga niveli lokal 25 %, 10 vjet pas, pra këtë vit, këto investime kanë qenë vetëm 9 për qind nga niveli qendror dhe 19 % nga niveli lokal.


MË SHUME NGA Lajme