Gati planet e menaxhimit për qendrën historike dhe kalanë e Prizrenit
Foto:RTKLive
Kulturë

Gati planet e menaxhimit për qendrën historike dhe kalanë e Prizrenit

V.Thaçi/RTKLive

Kanë filluar hapat e parë drejt zbatimit të dy planeve të menaxhimit për qendrën historike të Prizrenit dhe kalanë e Prizrenit.

Pas aprovimit dhe publikimit të planeve të menaxhimit, janë zhvilluar një numër takimesh konsultuese me palët e interesit, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka emëruar komisionin mbikëqyrës për qendrën historike të Prizrenit dhe njësinë menaxhuese për kalanë e Prizrenit.

Njësia menaxhuese për kalanë e Prizrenit përbëhet nga përfaqësues të MKRS, IAK dhe Komunës së Prizrenit dhe është përgjegjëse për administrimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe promovimin e kalasë së Prizrenit, duke mundësuar shfrytëzimin si hapësirë multifunksionale, në përputhje me vlerat e trashëgimisë kulturore, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit Komisioni mbikëqyrës për menaxhimin e qendrës historike të Prizrenit përbëhet nga përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale dhe të shoqërisë civile, dhe ka për detyrë koordinimin e veprimeve për të siguruar zbatim efikas të prioriteteve dhe objektivave të paraqitura në planin e veprimit dhe menaxhimit për qendrën historike të Prizrenit.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.


APR
Romay Lift