Kurti: Beogradi zyrtar po mbështet strukturat kriminale në veri (Video)
Foto: Qëndresa Duraku/ RTK
Lajme

Kurti: Beogradi zyrtar po mbështet strukturat kriminale në veri (Video)

Afet BELA/ RTKlive

(E plotësuar, ora 13:10) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Sipas tij strukturat ilegale kriminale në veri janë të mbështetur nga Serbia.

“Nuk është e lehtë për shtetin tonë, ato i mbështet aparati shtetëror i Beogradit”, tha ai, raporton RTKlive. Kurti bëri me dije se dy pikat në veri në Bernjak dhe Jarinj janë të mbyllura. Ai ka bërë me dije se janë lëshuar mbi 1500 dokumente për qytetarët e Republikës së Serbisë që kanë hyrë në Kosovë.

Sipas tij janë nëntë barrikada të vendosura në veri të vendit. “Të gjitha masat tona që i kemi marrë janë për siguri të qytetarëve dhe nuk kanë të bëjnë me etninë. Dhuna nuk do të tolerohet, ata do të dënohen”, theksoi ai.

Sipas tij qeveria ka shprehur gatishmëri për të shtyrë edhe një muaj zbatimin e vendimeve. “Nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës, do të kujdesemi që të mbizotëroj paqja”, tha ai. Kurti ka ftuar ShBA dhe BE që të dënojë agresionin e bandave kriminale që janë të mbështetura ngga Beogradi.

Kurse Ministri i Punëve të Brendshme,  Xhelal Sveçla,  tha se procesi i dhënies së dokumenteve për qytetarët e Republikës së Serbisë që kanë hyrë në Kosovë, po shkon sipas procedurave dhe në kohë shumë të shpejt. Ai tha s ky dokument vlen 90 ditë.

Për zhvillimet e fundit  në veri,m bëri me diej se janë lënduar  11 qytetarë të Kosovës, nga strukturat kriminale e ilegale dhe të armatosura. “Sipas informacioneve të fundit disa barrikada kanë filluar  të largohen. Po punojmë me organet e rendit që gjithçka të shkojë në bazë ligjeve”, theksoi ai.

Kurti e Sveçla mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

"Konferenca do të mbahet sot më 01.08.2022 në orën 13:00, në objektin qendrorë të MPB-së në sallën P-02", njofton Ministria e Punëve të Brendshme.


MË SHUME NGA Lajme