Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në SHSKUK
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

Valbon Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në SHSKUK

RTKlive

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

"Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar", shkruan në njoftim.

"Po ashtu, ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi", thuhet në njoftimin e Bordit të SHSKUK-së.


MË SHUME NGA Lajme