13:58 / 02.08.2022
1030 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
RTKlive
1030 raste të reja kanë rezultuar pozitiv gjatë testimeve që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga testimi i 2829 personave të dyshuar si të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i rasteve aktive është 9914.
Ndërkohë, numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 brenda 24 orëve të fundit është 127.























