Ndikimi rus përmes Serbisë (Video)
BKT
Lajme

Ndikimi rus përmes Serbisë (Video)

Anamari Repiq/ RTK

Ndikimi rus në Ballkan përmes Serbisë po shihet edhe në Beograd. Analistët politik atje konsiderojnë se Serbia është nën okupim informative të Putinit. Sipas tyre, Rusia e ka vetëm një qëllim - largimin e Serbisë nga rruga evropiane.

Pas ngjarjeve të fundit në veriun e Kosovës, Beogradi ka marre përkrahje nga Moska zyrtare. Në këtë drejtim presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka pritur sot në takim ambasadori rus Bocan-Harcenko. Këto raporte po shihen si refuzim i thirrjeve të BE-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Njohës të politikës konsiderojnë se Serbia është në okupim informative nga Putini dhe sipas tyre kjo nuk i konvenon vendit.

 “Shumë në Serbi ndjekin interesat e Vladimir Putinit dhe Serbia është nën okupimin informativ të Putinit. Ngjarjet rreth Kosovës, tensionet, kur disa madje kanë bërë thirrje për një konflikt për të cilin askush në botë nuk ka interes përveç Vladimir Putini dhe regjimi i tij, me planin që Perëndimi të merrej jo me Ukrainën por edhe me Serbinë dhe Kosovën”, thotë Çedomir Stojkoviq, Jurist dhe aktivist.

Ndërkaq, tensionet e fundit në veri të Kosovës ishin edhe temë e propagandës pro-ruse ne Serbi. Madje janë regjistruar edhe përhapje dezinformatash.

 “Rusia kurrë nuk ka hequr dorë nga pretendimin e saj mbi Gadishullin Ballkanik. Ajo propagandë dhe ajo tentativë jo vetëm për të pasur një ndikim të butë, por një ndikim konkret të drejtpërdrejtë përmes shërbimeve të ndryshme në institucionet, nuk ka të ndalur. Kështu, Serbia mbeti një ishull në mesin e vendeve që gjetën forcën për t'u çliruar nga ai ndikim”, tha Branisllav Grubaçki, analist politik.

Sipas eksperteve, Rusia ka vetëm një qëllim - largimin e Serbisë nga rruga evropiane.


MË SHUME NGA Lajme