Formohet Grupi punues për projektligjin e Byrosë, pa opozitën
FOTO/ Fatos Cervadiku/ RTK
Lajme

Formohet Grupi punues për projektligjin e Byrosë, pa opozitën

Afet BELA/ RTKlive

(E plotësuar, ora 11:15) Me shtatë vota pro dhe një abstenim Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka votuar Formimin e grupit të punës për projektligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky grup punues pa pjesëmarrjen e opozitës do të ketë këtë përbërje: Adnan Rrustemi,  Doarsa Kica-Xhelili, Hydajet Hyseni, Artan Abrashi dhe Ergjan Galushi.

Deputetët e opozitës kundërshtuan këtë projektligji, duke e konsideruar atë si kundër kushtetues.

Opozita kërkon kthimin në pikën zero të projekligjit për Byronë

(E plotësuar, ora 10:50) Po vazhdon mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në të cilën po diskutohet  Formimi i grupit të punës për projektligjin nr. 08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kryetari i Komisionit Adnan Rrustemi , ka ftuar të gjithë të jenë pjesë në këtë grup punues, nga i cili do të dalin propozime konkrete. “Të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias do të futen në këtë projektligj”, tha ai, raporton RTKlive.

Kurse anëtari i Komisionit, Driton Selmanaj nga LDK-ja, vlerësoi se Komisioni i Venecias vetëm një gjë e konsideron të pranueshme. “Ky komision asnjë nen nuk e pranon, kur Komisioni vë në dilemë strukturën, formën e raportimit, zgjedhjen e drejtorit. Unë kam bindjen se në këtë mënyrë se si e ka aprovuar qeveria ky projektligj është i papërmirësueshëm, përpos ta rishkruaj nga fillimi”, tha Selmanaj.

Kurse Besnik Tahiri nga AAK, tha se ky institucion ke godit për atë që është nderuar për sa vite. “Ky institucion i merr mandatin Gjykatës dhe Prokurorisë. Propozimi ynë është që të kthehet në qeveri dhe të rishkruhet”, tha ai.

Ndërkaq deputeti Hajdar Beqa, deklaroi se PDK në fillim ka dhënë propozimet se ky ligj prej fillimit ka pasur shkelje. “Nëse i lexojmë rekomandimet e Komisionet atëherë i bie që të ndryshohet shumë dhe nuk mund të përpunohet kjo materie. Unë kisha kërkuar që ky Ligj të kthehet dhe të ftohen akterët, të ftohet shoqëria civile etj”, tha ai.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila vjen nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, tha se në fillim ka abstenuar dhe për këtë ky projektligj është dashur të tërhiqet.

“Vazhdoj me mendu që ky ligj është dashur të tërhiqet, por jemi këtu ku jemi, shumica në seancë ka vazhduar dhe ka sjellë projektligji këtu", tha ajo. Duke rekomanduar anëtarët e Komisionit të ri mendojnë pjesëmarrjen në këtë grup punues.  "Vazhdoj të jem skeptike për këtë projektligj”, deklaroi ajo.

Fillon mbledhja e komisionit për Legjislacion

Ka filluar mbledhja e komisionit për Legjislacion.

Fatos Cervadiku/ RTK

Që në rend të ditës e ka formimin e grupit të punës për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit për Noterinë; Shqyrtimi i Raportit të mbikëqyrjes së Ligjit. për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës, shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe caktimi i datës për intervistimin e kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
 


APR
Romay Lift