“DokuFest” fillon të premten - Video
Kulturë

“DokuFest” fillon të premten - Video

RTK

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të fillojë të premten dhe do të zgjasë deri më 13 gusht në Prizren.

Në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit.

Në konferencën për media sot u shpalosën disa detaje për mbarëvajtjen e festivalit, mes tjerash u bë e ditur se për herë të parë ky festival do të nominojë një film për çmimin e madh të Akademisë Evropiane.

“Për ndryshim nga vitet e mëparshme ku vendi u përfshi nga pandemia këtë vit festivali i kthehet publikut dhe interesimi ka qenë i madh”, tha Veton Nurkollari drejtor artistik i festivalit.

“Në garën kombëtare janë përzgjedhur 15 filmave të autorëve tanë ndërsa në atë të filmave të shkurtër do të garojnë 30 filma” tha Samir Karahoda .

“Këtë edicion për rininë rikthehet “DokuNiht” në dy lokacione të ndryshme”,  tha Alba Çakalli .

Meqë edicioni i XXI i “DokuFest” mbahet në përvjetorin e 70 të Kino Lumbardhit, nga shtatëdhjetë filma sa janë shfaqur për vite të tëra në këtë kinema, në programin special janë përzgjedhur pesë filma.


APR
Romay Lift