Inaugurohet murali “Andrrat e Thyera” (Video)
Kulturë

Inaugurohet murali “Andrrat e Thyera” (Video)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten Fitore Berisha sonte në orën 19.00 u inaugura murali “Andrrat e Thyera”, i cili u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që u vranë, nga burrat apo nga partneret e tyre.

Në këtë inaugurim fjalë rasti do të mbajnë presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ky mural është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit dhe UN Women.

Murali “Andrrat e Thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që u vranë nga burrat ose partnerët e tyre.

 


APR
Romay Lift