Katër komisionet e Kuvendit mbajnë mbledhjet e fundit për këtë sesion
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Katër komisionet e Kuvendit mbajnë mbledhjet e fundit për këtë sesion

RTKlive

Sot do të mbahen mbledhja e katër komisioneve të kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, do të bëj shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore , shqyrtimi në parim i Projektligjit për Anti Dopingun dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme.

 

 


Kurse Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, diskuton rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë.

Ndërsa Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, do të bëj shqyrtimin në parimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka këtë rend dite:   Shqyrtimi i Projektligjit për Arkivat Shtetërore, me raport amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport; shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për verërat, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim; shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbeturinat, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim; shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim; shqyrtimi i Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit, me raport amendamente të Komisionit funksional Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

 


MË SHUME NGA Lajme