​Ngjarjet e datës 4 gusht
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

​Ngjarjet e datës 4 gusht

RTKlive

Ngjarjet e datës 4 gusht 2022.

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin për Antidopingun. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Vazhdimi i seancës plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)

Komisioni për Çështje të Sigurisë mban diskutim rreth diplomacisë parlamentare në fushën e sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Verërat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:45)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Organizata Syri i Vizionit dhe Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë dhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, mbajnë fushatën sensibilizuese "Unë kam një ligj që më mbron”. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 10:00)

ORCA mban konferencë për media. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

Artpolis dhe Prizrenfest organizojnë konferencën “Reprezentimi i barabartë në Teatër – Mundësitë dhe realiteti për aktoret dhe aktorët”. (Te Shtëpia e Shani Efendisë në Prizren, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

Komisioni për Shëndetësi shqyrton në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

Shoqata e intelektualëve “Jakova” organizon ndarjen e titullit “Guximi intelektual” 2021 Jusuf Buxhovit me rastin e 76-vjetorit të lindjes. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, ora 19:30)


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Lajme