​Osmani dhe Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

​Osmani dhe Hovenier bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend

E.Hoti/RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjatë takimit u diskutua edhe për takimin e suksesshëm me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar javën e kaluar në Uashington D.C.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve mes dy shteteve”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e sekretarit Blinken.


APR
Romay Lift