Vetëm në muajin korrik mbi 5 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar
Kulturë

Vetëm në muajin korrik mbi 5 mijë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar

ATSH

Në muajin korrik të këtij viti, Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës është vizituar nga 1371 vizitorë vendas. Numri i turistëve të huaj është më i lartë, duke arritur në 3165, ndërsa vizitorë `online grup` 447 persona, pra në total 5614 vizitorë.

Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në të gjenden objekte që i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari i IV para Krishtit e deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Muzeu Historik Kombëtar është i ndarë në pavijone: Pavijoni i Lashtësisë, Pavijoni i Mesjetës, Pavijoni i Rilindjes Kombëtare, Pavijoni i Pavarësisë, Pavijoni i Ikonave, Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe Pavijoni i Terrorit Komunist.


APR
Romay Lift