21:29 / 05.08.2022
Në Prizren nis edicioni i 21-të i festivalit “DokuFest”
Rabije Kryeziu - RTK
Në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës. Atje sonte nis edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë dhe dokumentar, DokuFest i cili për 9 ditë sjell më shumë se 200 filma nga e gjithë bota.
Në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit.